Vetëvendosja e kundërshton platformën qeveritare për dialogun me Serbinë, sepse e konsideron dokument komplet joserioz, komplet të papranueshëm në aspektin politik, edhe kushtetues për faktin se tashmë është bërë kohë e gjatë prejse ka nisur procesi i dialogut me Serbinë dhe ne nuk kemi parë që nga ky dialog ka përfituar Kosova, tha deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu. Edhe Ismet Beqiri, sekretari i përgjithshëm i LDK-së duke folur pë platformën e Qeverisë së Kosovës lidhur me dialogun tha se këto janë përsëritje të disa gjërave, sikur na i kishin caktuar detyrat në Kuvend. Thjesh nuk pashë diçka që ia vlen të thuhet edhe për të përshëndetur, tha Beqiri. Ai tregoi se LDK-ja do të ketë qëndrim për këtë platformë. Ne do të marrim një qëndrim të qartë, si do të sillemi, çfarë do të veprojmë”, tha Beqiri.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …