Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë sonte se Qeveria e Kosovës nuk është ajo që do ta financoj termocentralin “Kosova e Re”. Në një postim në rrjetin social, Lluka ka shkruar se duke marrë parasysh faktorët mjedisorë dhe faktorët e kostos, Qeveria u përcaktua se Termocentrali ‘Kosova e Re’ është zgjidhje e nevojshme për periudhën afatgjatë, duke mundësuar pavarësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike dhe duke mundësuar kalimin më të sigurt energjetik nga energjia që varet nga linjiti drejt Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë. Lluka ka theksuar se Termocentrali “Kosova e Re” do të dizajnohet dhe ndërtohet për një jetëgjatësi operacionale prej 40 vitesh, kështu që sipas tij, Qeveria do të jetë në gjendje të operojë me termocentralin për periudhën e mbetur prej 20 vitesh.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …