leoni

Assadi vetëm në qytetin Dauma ka vrarë më shumë se 7500 civilë

Aktivistët për të drejtat e njeriut nga qyteti, Dauma në veri të Damaskut, kanë drejtuar një apel për ndihmë humanitare, për shkak të bombardimeve masive dhe të pandërprera  të aeroplanëve të Rusisë dhe të regjimit të Assadit. Në shënjestër të bombardimeve janë caqet civile: shkollat, spitalet, vendbanimet, në të cilat kanë pësuar mijëra qytetarë. Aktivisti, Firas al-Daumi deklaron se regjimi i Assadit po bën përpjekje të rrënojë që në themel këtë qytet, duke bombarduar me bomba të tipit kasetë dhe shumë lloje të raketave të tjera, me qëllim që ky qytet të fshihet nga harta e Sirisë, sepse nga këtu ka filluar revolucioni kundër regjimit të Assadit, qysh në mars të vitit 2011. Preaj asaj kohe e deri tani qyteti është nën bllokadë të plotë dhe deri tani regjimi kriminal i Assadit, i ndihmura nga regjimi i Kremlinit ka vrarë më shumë se 7500 civilë sirianë të këtij qyteti tashmë të shkatërruar. (Amin al-Furati:  Al-Xhazira)

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …