Ndjekja e krimeve të luftës vazhdon të has pengesa përderisa Serbia ua mundëson atyre shmangien nga drejtësia

Shënimi i “Javës së Personave të Pagjetur”, nis me 23 prill dhe do të vazhdojë deri më 27 prill 2018

Zyra e Kryeministrit Ramush Haradinaj ka dërguar agjendën për shënimin e “Javës së Personave të Pagjetur”, që fillon më 23 dhe do të vazhdojë deri më 27 prill të këtij viti.

“Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare te të Zhdukurve të Kosovës dhe organizatat tjera vendore e ndërkombëtare, organizojnë shënimin e ‘Javës për Personat e Pagjetur’ në vigjilje të shënimit të 27 prillit – ditës së të pagjeturve të Kosovës”, njofton Qeveria.

Më 23 prill 2018, ora 09:00, do të fillojnë aktivitet me vendosjen e luleve të përmendorja dedikuar personave të zhdukur (përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës);

Më 24 prill 2018, do të vizitohen dhe realizohen takime me familjarët e personave të zhdukur, nga Komuna e Fushë Kosovës dhe Komuna e Obiliqit;

Më 25 prill 2018, do të vizitohen dhe realizohen takime me familjarët e personave të zhdukur, nga Komuna e Vushtrrisë. Më 26 prill 2018, do të realizohen aktivitete lokale në nderim dhe përkujtim te të gjithë personave të zhdukur dhe të rënëve për lirinë e vendit;

Më 27 prill 2018, duke filluar nga ora 12:00, mbahet Tubimi Qendror Përkujtimor, në Kompleksin Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës.

As 19 vite pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, ende nuk dihet për fatin e mbi 1600 personave të zhdukur.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …