Partia Demokratike e Kosovës, tashmë ka hyrë në procesin e zgjedhjeve të brendshme të saj. Hajredin Kuçi, Enver Hoxhaj e Memli Krasniqi janë përmendur si emra të mundshëm të cilët bashkë me Kadri Veselin do të kandidojnë për të parin e PDK-së. Mirëpo, njëri nga ta duket se nuk e ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë, se beson në lidershipin e kryetarit aktual, Kadri Veselit. Krasniqi ka shtuar se nuk është kandidat për kreun e PDK-së, madje asnjëherë nuk ka shfaqur një ambicie të tillë. “Nuk jam kandidat për kreun e PDK-së dhe s’e kam shprehur një ambicie të tillë asnjëherë deri tash. Unë e mbështes kandidaturën e kryetarit aktual, Kadri Veselit, sepse besoj në lidershipin e tij”, ka deklaruar Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …