Në një njoftim të Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se arrestimi i pesë deputetëve në dalje të Kuvendit, në mbrëmjen e datës 14 dhjetor 2015, është skandali i fundit që ndodh me pseudo-demokracinë e Veselit, Mustafës dhe Thaçit. Policia ka arrestuar nënkryetaren e Kuvendit, Aida Dërguti, kryetarin e grupit rlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, si dhe deputetët: Besa Baftiu, Fisnik Ismajli dhe Faton Topalli. “Këta deputetë, ashtu si edhe të tjerët, janë arrestuar ndërkohë që janë mbajtës të mandatit dhe të imunitetit të deputetit, të cilin e kanë marrë prej votave të qytetarëve. Këta deputetë i shtohen deputetëve të arrestuar më parë po atë ditë, të cilët janë Ismajl Kurteshi i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe Pal Lekaj, Time Kadrijaj dhe Teuta Haxhiu të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Numri total i deputetëve të arrestuar më 14 dhjetor 2015 është nëntë, ndërsa numri total i deputetëve të arrestuar është 13. Deputetët e arrestuar janë: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj- Bujupi, Aida Dërguti, Besa Baftiu, Glauk Konjufca, Faton Topalli, Fisnik Ismaili, Pal Lekaj, Time Kadrijaj, Teuta Haxhiu, Ismajl Kuteshi dhe Haxhi Shala.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …