22 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Tokës, manifestimi qendror u mbajt në Rahovec

Në parkun e qytetit në Rahovec, është mbajtur manifestimit qendror, në mënyrë dinjitoze dhe madhështore për tu shënua 22 prilli, Dita Ndërkombëtare e Tokës, në organizimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, komunës së Rahovecit dhe organizatave ambientaliste. Të pranishëm ishin  Smajl Latifi, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Albena Reshitaj, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përfaqësues të shumë universiteteve dhe mysafirë nga e gjithë Kosova. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, pasi u shprehi mirëseardhje të gjithë mysafirëve dhe falënderoi Këshillin Organizativ, thotë se Rahoveci është i njohur me tokë të pasur dhe pjellore, e cila tokë nxjerr produkte që e bëjnë krenare gjithë Kosovën dhe të cilët importohen në pesë kontinente të botës, dhe nuk është e rastësishme që Rahoveci është zgjedhur për mbajtjen e manifestimit qendror në shënimin e Ditës së Tokës. Ministrja Reshitaj thotë se Dita e Tokës është një ditë e veçantë, ku nxënësit të pranishëm sot me ide të tyre për mbrojtjen e mjedisit pak na kanë ”turpëruar” pozitivisht, por ne jemi ata që kemi sakrifikuar shumë në mbrojtje të mjedisit hapësinor, ku edhe prioriteti jonë do të jetë menaxhimi i mbeturinave.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …