leoni

Në 19 vjetorin e rënies, në fshatin Gorancë përkujtohen Dëshmorët Feriz dhe Xhevdet Guri

Nën organizimin e degës së OVL të UÇK-së në Kaçanik dhe në bashkëpunim me banorët e fshatit Gorancë, me një manifestim, u përkujtuan dëshmorët Feriz Guri (komandant Shpata) dhe Xhevdet Guri, të cilët ranë në altarin e lirisë me 22 Prill të vitit 1999 në kufirin Kosovë-Maqedoni, në fshatin Gorancë. Manifestimi u mbajt në shkollën fillore ”Veli Ballazhi” në fshatin Gorancë. Për veprimtarinë e dëshmorëve Feriz dhe Xhevdet Guri foli Hajrush Kurtaj, kryetar i OVL të UÇK-së dega në Kaçanik ndërsa me fjalë përshëndetëse u paraqitën kryetari i komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, kryetari i komunës së Hanit te Elezit, Rufki Suma, prof Nysret Pllana dhe kryetari i fshatit Gorancë Faruk Berisha. Në emër të familjeve të dëshmorëve të pranishmit u përshëndeten edhe nga përfaqësuesit të familjeve të dëshmorëve. Pas manifestimit, shumë familjarë, zyrtarë komunal, bashkëluftëtarë e shumë qytetarë, u vizitua vendi i rënies së dëshmorëve dhe u vendosën lule te pllaka përkujtimore e dëshmorëve Feriz dhe Xhevdet Guri, e më pastaj u vizituan edhe Varrezat e Dëshmorëve të Kaçanikut.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …