Policia e Kosovës përmes një
komunikate zyrtare, ka sqaruar opinionin për të gjitha ndodhitë që pasuan seancën
e sotme të Kuvendit të Kosovës. Policia saktëson se ka ndërmarrë të gjitha masat
e nevojshme ligjore për ofrimin e sigurisë dhe ushtrimin e kontrollit, bazuar
në procedurat e parapara ligjore dhe Rregulloren e Kuvendit të Republikës së
Kosovës. Policia përmend procedurën e kontrollit të deputetëve në hyrje të
Kuvendit të Kosovës, ku me urdhër të Gjykatës, është ndaluar deputeti, Ismajl
Kurteshi për mos-respektimin e arrestit shtëpiak. Sipas Policisë, në seancën e
Kuvendit janë paraqitur edhe dy deputetë, të cilët janë nën masën e arrestit
shtëpiak, me ç’rast janë njoftuar menjëherë organet e drejtësisë. Më tej në
komunikatë theksohet se me vendim të Kryesisë së Kuvendit, është kërkuar hyrja
e personelit të sigurimit në seancën e Kuvendit të Kosovës, të cilët konform
autorizimeve ligjore kanë hyrë duke formuar kordon sigurie brenda në seancë.
Policia, poashtu, bën të ditur se në konsultim dhe bashkërendim me prokurorin përkatës
ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për hetimin dhe verifikimin
e mjeteve të dyshuara.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …