Ministri Gashi: Sportistët elitarë prioritet i yni

Në vazhdën e nënshkrimit të memorandumeve në mbështetje të sportistëve, në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, u nënshkruan edhe gjashtë memorandume bashkëpunimi me gjashtë sportistë. Nënshkrimi i këtyre memorandumeve bëhet me qëllim të mbështetjes financiare për periudhën Janar-Dhjetor 2018. Me 5 mijë e 400 euro mbështetet financiarisht sportistja Distria Krasniqi ndërsa sportistja Nora Gjakova mbështetet me 4 mijë e 800 euro. Sportisti Akil Gjakova, në bazë të memorandumit të nënshkruar mbështetet financiarisht me  4 mijë e 500 euro. Me nga  1 mijë e 200 euro mbështeten sportistët Laura Fazlia dhe Shpat Zeka ndërkaq sportistja Loriana Kuka me 2 mijë e 400 euro. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se me këto memorandume po ndihmohen sportistët të cilët përveç sukseseve në vend, Kosovës i sollën medalje edhe nga garat ndërkombëtare. Ndërkaq sportistët të cilët nënshkruan memorandume bashkëpunimi me MKRS-në, përgëzuan dhe falënderuan ministrin Gashi për punën që po e bën në fushën e sportit, sidomos me memorandumet, me çka ndihmohet dhe lehtësohet shumë puna e sportistëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …