Nënkryetari i PDK-së, Arsim Bajrami, ka sqaruar platformën që Kadri Veseli ua ka dërguar liderëve politikë për konsensus mes partive politike për pesë çështje të interesit shtetëror. Me këtë platformë synohet të unifikohet spektri politik shqiptar rreth dialogut me Serbinë, formimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, themelimit të ushtrisë, agjendën evropiane dhe reformën zgjedhore. Bajrami në një intervistë për KosovaPress, e ka quajtur moment të rëndësishëm që në këto momente në të cilat po kalon Kosova, të ketë një unitet politik shqiptar. Ai theksoi se ky është një akt lidershipi i kryetarit Veseli, një ofrim dore për opozitën që në vend të shkuarjes së shpejti në zgjedhje të papërgatitura, të shkojnë me përmbylljen e këtyre pesë çështjeve, me një pjesëmarrje të opozitës, pastaj është krejtësisht e deplasuar çështja se kur do të mbahen zgjedhjet.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …