leoni

Pacolli: Mjetet që i merrnin veteranët e rrejshëm t’iu jepen familjarëve të viktimave të luftës

Zëvendëskryeministri i vendit, Behxhet Pacolli: Kosova nuk mund të krahasohet me Kataloninë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh shef i diplomacisë kosovare, Behxhet Pacolli ka deklaruar se pavarësia e vendit tonë është ngusht e lidhur me ruajtjen e ekzistencës së një populli që ishte larguar nga shtëpitë e tij gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe se situata me Kataloninë është krejt ndryshe. Ai në një intervistë për Radio Bullgaria tha se Kosova ka mbrojtur të drejtën e saj universale për pavarësi edhe në Gjykatën ndërkombëtare në Hagë, e cila i njohu këtë të drejtë popullit të Kosovës. “Ne kemi mbrojtur të drejtën tonë universale për pavarësi. Gjykata Ndërkombëtare ka vlerësuar dhe njohur gjithashtu të drejtën e popullit të Kosovës”, u shpreh Pacolli.

Ai ka folur edhe për samitin në Sofje gjatë muajit maj “BE-Ballkani Perëndimor”. Pacolli ka shtuar se të gjitha shtetet duhet të trajtohen në një mënyrë dhe shprehu shpresën se samiti do të kontribuojë për përparimin e Kosovës në integrimin e saj të plotë evropian. “Bullgaria do të ndihmojë për arritjen e një dialogu të mirë me pesë vendet anëtare të Unionit, të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj – Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia, si dhe për zgjidhjen e problemeve mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë shefi i diplomacisë së Kosovës, duke i quajtur bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës “ndoshta më të rëndësishmet e çdo presidence evropiane”, ka deklaruar ai

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …