leoni

Mattis nuk dha dorëheqje sepse mbështeti transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, sikur aludojnë disa medie në vend

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis shprehet optimist për suksesin e negociatave me Korenë e Veriut

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis sheh arsye për të qenë optimist për përfundimin me negociatave me Korenë e Veriut pas njoftimeve të drejtuesit koreano-verior për braktisjen e testimit të raketave dhe bombës atomike. “Në këto momente, mendoj se ka shumë arsye për të qenë optimist për faktin se negociatat do të jenë të sukseshme”, deklaroi Mattis, i cili priti sot ministrin tajlandez të Mbrojtjes, Prawit Wongsuwan, përcjell Atsh. Drejtuesi koreano-verior, Kim Jong Un njoftoi të shtunën ndërprerjen e testeve bërthamore dhe të raketave ndërkontinentale si dhe mbylljen e qendrës së provave bërthamore, që ka përmbushur misionin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet nga kjo parti. Limaj theksoi përvojën e pasur të Kilajt, duke e përshkruar atë si një ekonomist të diplomuar dhe një figurë të përkushtuar për zhvillimin e vendit. Kilaj ka qenë një nga themeluesit dhe komandant i njësitit të parë të UÇK-së, njësiti “Lumi,” duke kontribuar për sigurinë e Kosovës në fazat e hershme të luftës. Pas përfundimit të luftës, Kilaj ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komunës së Malishevës për dy mandate dhe ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, Limaj shprehu besimin se me kandidatura të tilla të fuqishme, NISMA do të rikthehet me sukses në Kuvendin e Kosovës.

Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …