Nuk ka asnjë dyshim, shoqëria shqiptare në përgjithësi e kjo e Kosovës në veçanti, kanë nevoja të ngutshme që të zhvillojnë një debat serioz e të njerëzishëm sesi e nga duhet të ecim tutje. Ky debat pavarësisht i duhet politikës, atyre që po vrapojnë e premtojnë për të qeverisur me vendet tona, për të marrë vendime të mëdha për kombin. Por, para se të merren vendimet e mëdha, duhet të caktohen prioritetet pa të cilat nuk mund të shkohet në vendime të mëdha të nivelit nacional.
Për t’i caktuar prioritetet që u duhen qytetarëve të Kosovës, duhet të merren disa hapa:
Hapi i parë, domosdo duhet të jetë, hapja e një debati brenda përbrenda partive politike, që në ato debate, partitë politiket t’i caktonin vullnetet e tyre politike se për ç’farë prioritete do të kishin gatishmëri për t’u marrë vesh.
Hapi i dytë, pajtueshmëri e plotë për të nisur një debat politikë mes partive politike parlamentare, nga i cili debat do të nxirreshin prioritetet politike të interesit nacional.
Hapi i tretë, listimi i prioriteteve që vërtetë janë, prioritete të ngutshme të interesit nacional. Këtu po flas për prioritetet nacionale që janë e varen kryekreje nga vullneti ynë politik.
Prioritetet e caktuar se fundi, nuk varen nga vullneti ynë politik.
Prioritetet që varen nga ne janë:
- Sundimi i rendit dhe i ligjit;
- Sistem të Drejtësisë të pa politizuar;
- Sistem financiar të organizuar e të shfrytëzuar mirë;
- Zhvillim ekonomik, favorizim i investitorëve potencial dhe punësim;
- Arsim cilësor e të reformuar;
- Shëndetësi publike të organizuar mirë.
Këto prioritete, sjellin prioritetet tjera me liberalizimin e vizave që kaq shumë po e kërkojnë qytetarët tanë.
Ketë vend nuk duhet e as nuk mund ta dojë kush më shumë se NE! Ndonëse, gjatë këtyre viteve nuk kemi treguar kurrfarë dashurie, veç pangopësisë!