Hedhjet e gurëve dhe mjeteve të
forta në drejtim të xhamave të Kuvendit, kanë detyruar Policinë të reagojë. Në përpjekje
për shpërndarjen e protestuesve, Policia është vënë në ndjekje të tyre. Përplasjet
sporadike kanë vazhduar përgjatë sheshit ‘Nënë Tereza’, madje përleshje janë vërejtur
edhe tek sheshi ‘Zahir Pajaziti’. Protestuesit, pos mjeteve të forta, kanë
hedhur edhe koktej molotovi në drejtim të kordonit të Policisë. Gjatë ditës,
disa aktivistë kanë bërë përpjekje për t’i djegur tri vetura, të cilat sipas
Policisë, janë vetura zyrtare të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …