Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj po merr pjesë në Samitin e Brdo-së në kuadër të SEECP

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po merr pjesë në Samitin e Brdo-së në kuadër të SEECP

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, po merr pjesë në Samitin e Brdo-së në kuadër të SEECP (Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore). Samiti ka nisur punën në 10 të mëngjesit, derisa pjesë e saj janë 13 shtete të Evropës Juglindore. Organizimin e sivjetmë të këtij samiti e ka bërë Sllovenia, e cila e kryeson edhe SEECP-në këtë vit. Forcimi i bashkëpunimit rajonal, fqinjësia e mirë, stabiliteti dhe siguria dhe marrëdhëniet e zgjeruara ekonomike, janë disa nga temat e këtij samiti. Kosova u bë pjesë e SEECP në vitin 2014 derisa po synon të marrë kryesimin e saj për vitin 2019 – 2020.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …