Organizuar nga Shoqata e Grave të Veja dhe Këshilli i fshatit Krushë e Madhe me anë të një njoftimi bënë të ditur së nesër do të shënohet dita e të pagjeturve të Kosovës. Edhe një herë do të kërkohet nga faktorët politik ndërkombëtar që ta zgjedhin këtë problem. “Me rastin e shënimit të 27 Prillit- ditës se të pagjeturve të Kosovës, – të enjten më 26 Prill, 2018 në ora 11:55, në Kompleksin Memorial ju ftoheni që edhe këtë herë të mblidhemi bashkë për të sensibilizuar këtë çështje shumë të ndjeshme si dhe të shprehim pakënaqësinë në lidhje me rezultatet e gjertanishme ndër vite në këtë çështje! Andaj, ftoj gjithë familjarët e të pagjeturve nga Krusha e Madhe dhe fshatrat tjera që edhe kësaj radhe të kërkojmë nga faktorët politik kombëtar e ndërkombëtar që të na ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi. E drejta për të ditur fatin e familjarit është e garantuar me ligj! Në luftën e fundit në Kosovë, në Krushë u vranë, u masakruan dhe u dogjën 241 Njerëz të moshave të ndryshme e që 35 njerëz të vrarë e të zhdukur ishin nga vendbanime tjera. Fatkeqësisht, ende nuk dimë asgjë për fatin edhe të 64 familjarëve nga Krusha ndërsa tërë Kosovës i mungojnë edhe 1655! Nuk do të ndalojmë së kërkuari!” thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …