Burimet e fundit nga Kuvendi, ku pas ndërprerjes së seancës po mbahej takimi i Kryesisë, bëjnë të ditur se deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Derguti, e cila ishte duke marrë pjesë në mbledhje ka hedhur tym lotsjellës edhe ne mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. Mbledhja është ndërprerë menjëherë dhe pjesëmarrësit janë shpërndarë. Kjo është hera e parë që tymi lotsjellës është hedhur në tubimet e Kryesisë së Kuvendit prej kur ka filluar aksioni i vendosur i deputetëve të opozitës për të pamundësuar mbajtjen e seancave të rregullta deri në anulimin e marrëveshjeve të ka nënshkruar kryeministri Isa Mustafa me Qeverinë e Serbisë, lidhur me formimin e AKS-së dhe kërkesave kundër demarkacionit me Malin e Zi, i cili nga marrëveshja paraprake ka përfituar disa mijëra hektarë tokë të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …