Drejtuesit e degëve të tri partive të bllokut opozitar, në Pejë, në një konferencë për media u kanë bërë thirrje të hënën të gjithë qytetarëve të Pejës, Burimit, Klinës, Deçanit dhe Junikut, që në numër sa më të madh të marrin pjesë në manifestimin për të kundërshtuar marrëveshjet për Asociacionin e Komunave Serbe dhe demarkacionin e kufirit më Malin e Zi, që do të mbahet të mërkurën në mesditë në sheshin e qytetit të Pejës. Fatmire Kollçaku, koordinatore e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, tha se në këtë manifestim paqësor qytetarët të bashkuar duhet të ngrenë zërin kundër dy marrëveshjeve që cenojnë integritetin, sovranitetin dhe kufirin e Kosovës. Ne jemi shumë të bindur që këto dy marrëveshje nuk do të kalojnë, sepse qytetarët e Kosovës përmes një peticioni më shumë se 250 mijë qytetarë e kanë dhënë nënshkrimin kundër këtyre marrëveshjeve, nga të cilat qeveria duhet vetë të tërhiqet, ose qytetarët e Republikës së Kosovës do ta japin fjalën e vet me referendum”, tha Kollçaku.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …