Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca thotë se presioni mbi Qeverinë për ndalimin e marrëveshjeve do të vazhdojë. “Paralajmëruam se do ta ndërprejmë këtë seancë me qëllim që të shtojmë presion mbi Qeverinë, sepse marrëveshjet janë të pakalueshme dhe nuk mund të zbatohen në Republikën tonë. Këto veprime nuk i drejtohen asnjë individi. Qëllimi kryesor i këtyre veprimeve është pamundësimi i punës në Kuvendin e Kosovës, ka thënë Konjufca, i cili ka pranuar se ka hedhur gazin lotsjellës në Kuvend. Ky është një veprim kolektiv i opozitës, të tjerët e kanë bërë këtë veprim dhe do ta bëjmë edhe në të ardhmen. Këto shkelje të ligjit janë të parëndësishme kundrejt dëmeve që kanë këto marrëveshje. Ne duam të mbrojmë vendin tonë nga këto marrëveshje, dhe do vazhdojmë të pengojmë çdo seancë të Kuvendit, në çdo vend të këtij objekti”, është shprehur Konjufca. Ai më tutje ka thënë se turma jashtë po mblidhet spontanisht, pasi duan që Qeveria të dëgjojë zërin e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …