Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka kërkuar nga Kosova që t’i përmbush rekomandimet e dal nga Raporti i Komisionit Evropian. Ajo ka thënë se Kosovën e pret një rrugë e gjatë për integrim në BE. “Kemi një dokument mjaft të fuqishëm që jep një mesazh të qartë për Kosovën drejt BE-së. E kemi udhërrëfyesin dhe tani mbetet në dorën e shteteve që të ecin përpara, gjithçka është në dorë të partnerëve tanë”, ka thënë ajo në konferencën “Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i reformave, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian. Ajo ka thënë se Kosova duhet që t’i bind shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur ta bëjnë një gjë të tillë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …