Kryekuvendari i Veseli, në konferencën “Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i Reformave, Bashkëpunimi rajonal dhe Integrimi Evropian”, organizuar nga Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan, ka thënë se dekada e re e pavarësisë së Kosovës është dekada e shpresës dhe e nevojës për ndryshim të shpejtë të vendit. Duke bërë një bilanc të 10 viteve të shtetësisë së Kosovës. Ai tha se në pak vite Kosova ka arritur rezultate që të tjerëve u janë dashur shumë dekada t’i arrijnë. Megjithatë, Veseli tha se ka qenë e mundur të bëhet edhe më shumë, edhe më mirë. “Sot Kosova, nëse krahasohet me vendet e rajoni në shumë segmente zhvillimore është ose baras ose para rajonit ka thënë mes tjerash kryekuvendari, Kadri Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …