Përleshje në ambientet e Kuvendit të Kosovës mes pjesëtarëve e Sigurisë së dhe deputetëve

Në ambientet e Kuvendit të Kosovës pjesëtarët e  Sigurisë së Kuvendit janë përleshur me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.  Përleshja shpërtheu pasi që deputetë kundërshtuan kontrollin e rreptë të pjesëtarëve të Sigurimit duke u thënë atyre se Kuvendi nuk është stacion policor dhe se sigurimi nuk ka të drejtë t’i kontrollojë kaq rreptë. Ndërkohë po vazhdon hyrja e deputetëve në sallë dhe po bëhet kontrollimi i rreptë i tyre. Në mesin e tyre është edhe Faton topalli, që është në arrest shtëpiak. Disa dhjetëra aktivistë të partive opozitare po qëndrojnë afër ndërtesës së Kuvendit, përkatësisht në sheshin “Adem Jashari”, mbrapa ndërtesës së Kuvendit.Ata po brohorasin sloganin “ marrëveshjet nuk kalojnë”. Raportohet se aty po qëndrojnë edhe disa anëtar të partive opozitare, duke pritur zhvillimet në Kuvend.

 

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …