Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e NATO-s

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Forca e Sigurisë së Kosovës, është e të gjithë qytetarëve të Kosovës, edhe e serbëve. Kreu i ekzekutivit tha se Kosova është me fat që ndodhet mes shteteve që janë anëtare të NATO-s, duke shtuar se edhe ushtria e ardhshme do të jetë pjesë e aleancës së madhe ushtarake, “Faleminderit të gjithë juve për atë që keni bërë për Kosovën. Kosovës është që çdo qytetar i këtij vendi, ashkali, serbë, romë etj të ndjehen se janë në shtëpinë e tyre”. “Shqipëria i është bashkuar NATO, Mali i Zi së fundmi, shpresojmë që edhe Maqedonia. Ne duam t’i bashkohemi familjes dhe të kontribuojmë për paqen”, tha Haradinaj në Konferencën e organizuar nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Partnerët. Sipas tij, roli i KFOR-it është garanci për siguri dhe stabilitet jo vetëm në Kosovë, por edhe në regjion, prandaj edhe formimi i ushtrisë nuk e cenon rolin e tij. “Gjithashtu tranzicioni i FSK-së nuk e prek as rolin e KFOR-it në Kosovë. Ata janë për sigurinë tonë dhe të regjionit”.“KFOR është ombrellë e madhe për sigurinë në Kosovë. Nuk do të dorëzohem kurrë për të dëshmuar që ky vend dhe kjo forcë është e të gjithëve”, tha Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …