Thaçi: Kosova është aktivisht e angazhuar për marrëveshje me Serbinë e cila përfshin njohje reciproke

Thaçi: Kosova dhe Kroacia kanë zhvilluar luftë mbrojtëse

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për gazetën kroate “Vecernji List” ka folur për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, perspektiven evropiane të Kosovës dhe marrëdhëniet me Serbinë. Ai ka thënë se Kosova dhe Kroacia kanë shumëçka të përbashkëta, sepse të dyja këto shtete  kanë bërë luftë mbrojtëse. Më në fund, jemi bërë shtete të pavarura. Ne i gëzohemi çdo përparimi të Kroacisë, që tash e saj vjet është pjesë e Paktit NATO dhe e BE-së. Besoj që së shpejti do t’i bashkohemi Kroacisë në Paktin NATO dhe në BE”, ka shtuar ai. Thaçi është pyetur edhe për përfaqësimin e kroatëve në Kuvendin e Kosovës. Lidhur me këtë, ai ka thënë se do të bëhen ndryshimet e nevojshme të Kushtetutës.

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …