Kryetari Ramosaj nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit për platformën online ndreqe.com

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim Organizatën Jo-Qeveritare Demoracy Plus (D+) të përfaqësuar nga Jetmir Bakija dhe Dardan Ballata. Në këtë takim u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit për platformën online  ndreqe.com. Qëllimi kryesor i platformës është të nxitë vlerat dhe praktikat demokratike si dhe politika që do të ndërtojnë një shoqëri aktive deçanase. Në platformën online ndreqe.com, qytetarët  mund të adresojnë ankesat e tyre online për problemet e identifikuara në: mbeturina, ndreqim publik, infrastrukturë rrugore etj. Platforma e bënë të lehtë për komunën që ta rregulloj një problem të raportuar apo të identifikuar nga qytetaret duke treguar lokacionin e saktë në komunë dhe një fotografi  për gjendjen, ku  zyrtari përgjegjës i komunës duhet të raportoi për rregullimin e problemit duke bashkangjitur më fotografi. Pas nënshkrimit të memorandumit, Organizatën Jo-Qeveritare Demoracy Plus (D+) do të mbaj një takim informues më zyrtarët përgjegjës që do të raportojnë në platformën ndreqe.com.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …