Inspektohen punimet në shkollën e Bardhit të Malishevës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Islam Vrenezi, në kuadër të aktiviteteve të përditshme, i kanë inspektuar punimet në shkollën e re në fshatin Bardh të Malishevës, ku janë njoftuar me ecurinë e punimeve në këtë shkollë, ku aktualisht është duke u ndërtuar kulmi i objektit. Begaj dhe Vrenezi, janë ndarë të kënaqur me punët që janë duke u kryer në ndërtimin e shkollës dhe me ecurinë e punimeve të deritanishme. “Arsimi në përgjithësi dhe në veçanti krijimi i kushteve më të mira për mësim, përkatësisht rregullimi i infrastrukturës shkollore, ka qenë, është dhe do të mbetet prioritet i imi edhe në mandatin e dytë të qeverisjes”, tha kryetari Begaj, gjatë vizitës në këtë shkollë. “Përveç objekteve shkollore, ne synojmë që shkollat ti pajisim edhe me kabinetet e nevojshme, në mënyrë që mësimi të jetë praktik”, tha Begaj. Ndërsa drejtori i urbanizimit, Islam Vrenezi, gjatë këtij inspektimi, tha se “ndërtimi i këtij objekti shkollorë, është duke shkuar sipas planifikimit dhe besoj që brenda afatit, objekti do të jetë i përfunduar dhe i gatshëm për zhvillimin e procesit mësimor”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …