Numri i aksidenteve është në rritje e sipër. Burimet nga Policia e trafikut bëjnë të ditur se në periudhën janar-mars 2018, në aksident të ndryshme kanë humbur jetën 17 persona, ndërsa 2 mijë e 661 të tjerë janë lënduar. Policia bën të ditur se tiketa të shumta janë shqiptuar për tremujorin e parë të këtij viti. Në statistika thuhet se 85 mijë e 332 tiketa trafiku janë shqiptuar për periudhën janar-mars 2018. Qytetarët thonë se vazhdimisht shohin policë në rrugë, por vetë qytetarët kanë faj, pasi, sipas tyre, për shkak të pakujdesisë, shkaktojnë aksidente në trafik. 30 mijë e 379 gjoba ka dhënë Policia vetëm në muajin janar. 28 mijë e 513 prej tyre janë për shumat deri në 500 euro, kurse 10 për shumën deri në 1 mijë euro, për të rritur sigurinë rrugore. Në 590 raste, drejtuesve të automjeteve u është konfiskuar leja për periudhën prej 3 muaj deri në 2 vjet.