Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi në takimin me kryetarin e Këshillit të Evropës Donald Tusk, tha se shumë shpejt do të shkojë për një vizitë në Berlin. Ai tregoi se ka marrë ftesë nga kancelaria, Angela Merkel, për një vizitë në Berlin më 9 maj, pikërisht në Ditën e Evropës. Në këtë takim me Merkel, përveç çështjeve bilaterale do të flitet edhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Malin e Zi. “Dhe më lejoni që t’iu them se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë një nga çështjet më të rëndësishme që do të diskutoj edhe në Berlin, në takimin me kancelaren gjermane, Merkel që do të ndodhë në një datë tepër simbolike, pikërisht me 9 Maj në Ditën e Evropës”, ka thënë Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …