Vazhdojnë aktivitetet e Partisë Socialiste me moton “Ta pastrojmë më tej Shqipërinë”

Vizita e kreut  të Partisë Socialiste me moton: “Ta pastrojmë më tej Shqipërinë” u ndal në qytetin e Sarandës. Kryeministri Edi Rama theksoi se qeveria është e gatshme të çojë përpara me kurajo reformat që janë ndërmarrë që nga viti 2013. Mungesa e reformave bëri që drejtoritë arsimore të ktheheshin në strofulla parash, spitalet në farmaci korrupsioni dhe sektorët e jetës sonë të kapeshin nga metastazat e kancerit të keqqeverisjes. Reformat e bëjnë shtetin të fortë”, tha kreu i qeverisë në fjalën e tij.  Më herët, ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, premtoi se në janarin e vitit të ardhshëm do të inaugurohet unaza energjitike e jugut, me anë të së cilës do të zgjidhet problemi i furnizimit me energji në këtë zonë. “Sektori energjitik ishte në buzë të humnerës. Nuk them se për dy vjet janë bërë mrekullira, por gjërat po ndihen për shkak të punës së mirë. Në janar do të inaugurojmë unazën energjitike të jugut dhe nuk do të ketë më probleme me furnizimin me energji në këtë zonë. Ndërsa në vitin 2016 do të pajisen të gjithë me matësa për të zhdukur faturimin aforfe”, premtoi Gjiknuri.

Kontrolloni gjithashtu

David Kanin: Për të pasur një zgjidhje të qëndrueshme, ajo duhet të vijë nga vetë protagonistët e jo të imponohet nga jashtë

David Kanin: Albin Kurti është figurë jo popullore jashtë Kosovës, tani do të përballet me Amerikën

Ish-analisti i mirënjohur  në CIA, aktualisht profesor i Studimeve Evropiane, Dejvid Kanin, ka komentuar fitoren …