Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me komunën e Therandës kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për funksionalizimin e parkut të biznesit në vlerë 2-3 milionë euro, me qëllim që bizneset të ushtrojnë veprimtarinë e tyre dhe të punësojnë njerëz në këtë komunë. Memorandumi është nënshkruar ndërmjet ministrit të MTI-së, Bajram Hasani dhe kryetarit të Therandës, Bali Muharremaj. Ministri Hasani ka vlerësuar se memorandumi i nënshkruar ka një rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik të komunës së Therandës, përfshirë edhe rritjen e vendeve të punës. Edhe kryetari i Therandës, Bali Muharremaj, ka thënë se ky memorandum ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e bizneseve në këtë komunë. Ndërsa zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, i cili ka qenë prezent gjatë nënshkrimit të këtij memorandumi, ka thënë se Kosovës i duhen njerëz energjikë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …