Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar se nëse s’ka pajtueshmëri për tema strategjike LDK-ja do të paraqet mocion mosbesimi ndaj Qeverisë. Ai ka theksuar se s ubjektet politike ose duhet të takohen në tryezë dhe të dakordohen për tema strategjike deri në caktimin e zgjedhjeve të parakohshme, ose LDK-ja do të shkojë me mocionin e mosbesimit. Jemi në një situatë krize politike në vend, asnjë temë nuk mund të debatohet pa u zgjedhur çështja kryesore, pasi nuk mundet vendi të qeveriset me kryeministër që nuk i ka 61 vota, ka deklaruar shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti. Nëse LDK ngrit mocionin e mosbesimit dhe qeveria nuk merr 61 vota, atëherë vendi brenda 45 ditëve shkon në zgjedhje.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …