Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se kryetari i vendit, Hashim Thaçi nuk është njeriu i duhur për t’i udhëhequr bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka përkujtuar se Qeveria nuk e ka dhënë ende vendimin se kush do të udhëheqë këto bisedime. Nisma ka problem nëse këto bisedime i udhëheq Hashim Thaçi. Ne kërkojmë që udhëheqësi i këtyre bisedimeve duhet ta këtë besimin e të gjithë partive në Qeveri dhe nga Kuvendi i Kosovës, ka theksuar kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Ai ka përkujtuar më tutje se kryeministri, Ramush Haradinaj ka folur ne emër të partisë së vet. Qeveria, Kuvendi dhe partitë e tjera nuk e kanë dhënë ende fjalën se kush do ti udhëheq këto bisedime. Nisma do të kërkojë që drejtuesi i bisedimeve të raportojë për çdo gjë që ndodh në Bruksel, ka theksuar kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …