Kryekuvendari, Kadri Veseli

Kryekuvendari, Kadri Veseli mendon që bisedimet me Serbinë t’i udhëheq kryetari Hashim Thaçi

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka propozuar që bisedimet me Serbinë t’i udhëheq kryetari i vendit, Hashim Thaçi. Kryekuvendari Veseli ka thënë se pret të ketë edhe propozime tjera por pret që propozimi i tij të marr mbështetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës ashtu siç kanë bërë në procesin e marrëveshjes së Demarkacionit. Ne nuk kemi kohë që të merremi shumë me vetën mirëpo të përcaktohemi që në fund të vitit eventualisht fillim të vitit ta përmbyllim etapën e dialogut dhe marrëveshjes e cila Kosovës i hap rrugë drejt anëtarësimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ka deklaruar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …