Me leje të KFOR-it, Serbia aktivizon radarët e kontrollit ajror brenda territorit të Kosovës

Duke përfituar nga koncesionet që i ka bërë KFOR-i me
heqjen e kufizimeve të aktiviteteve në afërsi të kufirit me Kosovën, Serbia nuk
ka vonuar që të përforcojë logjistikën e saj në brezin kufitar. Serbia tashmë
ka riaktivizuar qendrën  e radarëve ajror
në vendin e quajtur Maja e Panqiqit në malet e Kopaonikut, përkatësisht në
territorin e komunës së Leposaviqit. Kjo i mundëson Serbisë që të kontrollojë
gjithë hapësirën ajrore të Kosovës dhe Shqipërisë. Qendra e radarëve serbë
shtrihet në fund të territorit të Kosovës në pjesën veriore në një lartësi prej
2 mijë e 17 metra mbi nivelin e detit. Ekspertët e sigurisë vlerësojnë se
ngritja e këtyre radarëve përbën shkelje të sovranitetit të shtetit të Kosovës.
Ndërkohë, edhe hartat zyrtare dhe dokumentet kadastrale të Kosovës qartësojnë
se qendra e navigacionit dhe radarëve ndodhet brenda territorit të Kosovës. Të
dhënat që gjenden tek gjeoportali i Kosovës, që përfaqëson hartën digjitale të
shtetit, saktësojnë se Maja e Pançiqit ndodhet brenda territorit të vendit tonë.
Por, Serbia për të arsyetuar praninë e këtyre radarëve, ka bërë manipulime në
gjeportalin e saj, duke e zhvendosur vijën kufitare pikërisht në pjesën ku janë
ngritur këta radarë. Duhet të përkujtohet se radarët ajror serbë, kishin qenë
caku i parë i sulmeve të NATO-s ndaj Serbisë, pasi që ai përfaqësonte një pikë
të fortë të ushtrisë serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …