Shqiptarët e Amerikës

Shqiptarët e Amerikës dhuruan 100 mijë dollarë vetëm për një orë ndihmë familjes Xhemollari

Ndonëse mes shqiptarëve të Amerikës nuk mungojnë grindjet dhe sherret, por kur bëhet fjalë për të ndihmuar shqiptarët në nevojë, Ne, si me magji bashkohemi si një trup i vetëm dhe së bashku i dalim ballë problemeve dhe fatkeqësive. Me mijëra bashkatdhetarë iu bashkuan iniciativës personale të Elona Gjekaj për të grumbulluar të ardhura financiare për funeralin e vogëlushit 12 vjeçar, Elios Xhemollari, i cili gjeti vdekjen pas një aksidenti automobilistik. Djaloshi shqiptar së bashku me familjen e tij kishin vetëm 5 ditë që kishin ardhur në Amerikë për një jetë të re, gjë që u kthye në një tragjedi për familjen fatkeqe.

Dhimbja e familjes është jashtëzakonisht e madhe , por dhimbjes i’u bashkuan njëzëri shqiptarët e SHBA që të paktën ngushëllojnë me gjestin e tyre human. Një shifër e konsiderueshme të hollash prej afro 100 mijë dollarë u grumbulluan për vetëm 24 orë, shifër kjo që është në rritje dhe që do të shërbejë për të mbuluar totalisht shpenzimet e funeralit të djaloshit shqiptar. Komuniteti shqiptar në Amerikë tregoi edhe një herë vlerat që ne kemi si komb dhe konfirmoi shprehjen që ne mbartim nga para ardhësit tanë “Në rrezik e në nevojë, njëri-tjetrin ta ndihmojmë.

Nëse doni edhe ju të ndihmoni familjen në fjalë, ju lutemi dhuroni diçka në linkun në vazhdim https://www.gofundme.com/5gi25z4 Me dhmbje shprehim keqardhjen dhe ngushëllimet tona për familjen Xhemollari dhe do i’u qëndrojmë në ndihmë me të gjitha forcat tona ekonomike dhe mediatike.

Rinia Shqiptare

Niko Papa

Chicago 26 Prill 2018

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …