Albin Kurti

Kurti: Ne duhet ta përsërisim të vërtetën tonë përderisa Serbia përsërit gënjeshtrat e sajë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili po qëndron në Bosnjë e Hervegovinë, ka deklaruar se shqiptarët dhe boshnjakët duhet të jenë më të zëshëm në demaskimin e pretendimeve serbe dhe ruse. Ne nuk jemi mjaft të koordinuar dhe nuk jemi mjaft aktivë, duke menduar se publiku në botë di për vuajtjet tona dhe se nuk duhet të tregojmë për to. Ne duhet ta përsërisim të vërtetën tonë përderisa Beogradi përsërit gënjeshtrat e tij, ka theksuar Kurti. Ai ka përkujtuar se Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë dy vendet, popujt e të cilëve pësuan më së shumti gjatë ish Jugosllavisë dhe fatkeqësisht edhe sot e kësaj dite kanë probleme të ngjashme. Këto probleme dalin kryesisht nga Serbia, që është Beogradi zyrtar, i cili ka Republikën Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, e që e dëshiron një Republikë të tillë të vogël të Serbisë edhe në Kosovë. Serbët nga Kosova nuk kanë frikë nga shqiptarët, ata kanë frikë nga Serbia. Shumë prej tyre thonë privatisht se pajtohen me mua, por nuk mund ta thonë këtë publikisht, sepse Beogradi ju troket menjëherë në derë. Ne duam që Beogradi të jetë sa më larg nga Kosova, ngase shikuar historikisht, sa më larg që ka qenë Beogradi nga Kosova, aq më të mira ishin marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, e sa më afër Kosovës të jetë Beogradi, marrëdhëniet përkeqësohen, ka deklaruar lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

BE dhe Mbretëria e Bashkuar kërkojnë armëpushim të menjëhershëm pas përshkallëzimit të konfliktit Izrael-Hezbollah

Izraeli kundërshtoi propozimin e shteteve të bashkuara të Amerikës dhe Francës për një armëpushim 21-ditor në Liban

Izraeli kundërshtoi propozimin e shteteve të bashkuara të Amerikës dhe Francës për një armëpushim 21-ditor …