Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka shkruar se Meja e Gjakovës është pikë e pashlyer e gjenocidit të Serbisë mbi Kosovën. 19 vjet më parë, në këtë ditë janë vrarë e masakruar pa dallim, gra, burra, fëmijë e të moshuar, vetëm pse regjimi i Millosheviçit kishte vendosur që të spastronte nga Gjakova e Kosova çdo shqiptar e çdo gjë që ishte shqiptare. Dëshmorët e martirët janë argumente se nuk ishte lehtë të përballesh me pushtuesin për të fituar lirinë. Sot e në çdo ditë duhet të nderojmë të rënët për çlirim, nderimi më i mirë për ta është që të punojmë pandalshëm për pasardhësit e tyre dhe për mbarë qytetarët, me idealin e familjarëve të tyre të rënë, ka shkruar në mes tjerash ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …