Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina ka kërkuar që në të ardhmen, bisedimet me Serbinë të kushtëzohen me zbardhjen e fatit të personave të pagjetur. “Prej vitit në vit diskutojmë për ata që na mungojnë dhe e shprehim dhimbjen tonë në këtë Kuvend, diskutojmë dhe nxjerrim rezoluta të cilat i ngjasojnë njëra-tjetrës, tha deputetja Flora Brovina. Ajo shtoi më tutje se bashkësia ndërkombëtare duhet të ndikoj tek shteti serb që të zbardhet sa më parë çështja e personave të pagjetur. Ndërkohë, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci theksoi se familjarët e të pagjeturve ende jetojnë me dhimbje për fatin e personave të pagjetur edhe 19 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë. “Para dy ditëve një person që është dënuar për vrasjen e familjarit është liruar në Serbi. Serbia nuk do ta pranojë që ka bërë krime në Kosovë. Ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të bëjnë presion që kjo çështje të merret si prioritet.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …