leoni

AAK: Anulimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi dhe shkarkimi i komisionit…

Anulimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi dhe shkarkimi i komisionit shtetëror do të ishte opsion i pranueshëm, në lidhje me këtë çështje, thonë përfaqësues të opozitës në Kosovë. Opozita ka hedhur poshtë propozimi i kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, për formimin e një komisioni ndërkombëtar për rivlerësim dhe i cili do të merrte për bazë edhe dokumentacionin mbi të cilin është arritur marrëveshja. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka qenë subjekti politik që ka kundërshtuar më ashpër marrëveshjen e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi për demarkacionin, me pretendimin se Kosova është dëmtuar në sipërfaqe. Zëdhënësi i AAK-së Muharrem Nitaj ka thënë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka ri-modifikim, por anulim të marrëveshjes dhe shkarkim të Komisionit shtetëror për demarkacionin, në mënyrë që procesi të nis nga fillimi. “Pothuajse i gjithë opinioni publik në Kosovë e ka kuptuar që kjo marrëveshje është katastrofike. Madje së voni e keni parë edhe qëndrimin zyrtar të Podgoricës, ku thuhet se janë të gatshëm që ta shqyrtojnë një marrëveshje që ka probleme. Por, i vetmi njeri, apo e vetmja strukturë që nuk ka reflektuar akoma dhe nuk po e sheh që ka gabuar rëndë është kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi”, është shprehur Nitaj.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …