MTI-ja do të investojë rreth 3 milionë euro për zonën ekonomike ne Shirokë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani dhe kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, kanë nënshkruar marrëveshjen për ta financuar infrastrukturën në zonën ekonomike në Shirokë të Suharekës. Menjëherë pas nënshkrimit, ministri Bajrami ka deklaruar se: “Disa muaj më herët gjatë vizitës që i bëmë kësaj zone ekonomike me zëvendëskryeministrin Limaj, patëm premtuar se do ta jetësojmë këtë zonë, për të ndihmuar bizneset e këtushme, pasi nuk i kanë kushtet elementare për të zhvilluar bizneset. Vlera e projektit do të sillet nga 2.2 deri 3 milionë eu, varësisht prej revidimit të projektit që e ka sjellë Komuna e Suharekës”. Ndërsa kryetari i komunës së Suharekës bali Muharremaj, fillimisht ka falënderuar zëvendëskryeministrin Limaj i cili ishte prezentë me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes dhe më pas ka shtuar se: ”qëllimi kryesor i krejt kësaj është që zona ekonomike ne Suharekë, të jetë një model i zonave në Kosovë. Këtu do të punësohen rreth 600 të rinj në mandatin e ardhshëm katërvjeçarë dhe kjo është një lehtësim edhe për bizneset edhe për qytetarët e Komunës sonë”. Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj fjalimin e tij e ka filluar se: ”Jemi me kënaqësi në Komunën e Therandës te një kryetar punëtor, te një njeri energjik dhe Projekti që sot po fillon dhe ato që do të vijnë, jam i bindur që përfundimisht do ta transformojnë Therandën. Ky projekt është në përputhje të plotë me programin tonë qeveritar, që të krijojmë parakushte për biznesin e Kosovës, për prodhuesit tanë dhe siç e dini një nga prioritetet e MTI është stimulimi dhe buxhetimi i prodhimit vendor, mbrojtja e prodhimit vendor, krijimi i parakushteve për prodhimin vendor e cila do të krijonte mundësi për vende të reja të punës”

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …