Ministri, Memli Krasniqi takoi ambasadorin kanadez, Daniel Maksimiuk

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi zhvilloi sot një takim me ambasadorin kanadez në Kroaci, jorezident për Kosovën, Daniel Maksymiuk, ku kanë biseduar lidhur me politikat zhvillimore të ministrisë, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë në mes të dy vendeve.

Ministri Krasniqi, e njoftoi ambasadorin për format e mbështetjes së ministrisë për fermerët, ku ai tha se përmes granteve dhe pagesave direkte kanë arritur që ta fuqizojnë edhe më tej sektorin e bujqësisë në vend. Si rezultat i kësaj mbështetje të vazhdueshme, ministri tha se tashmë shumë prodhues kosovarë kanë depërtuar edhe në tregjet e huaja.  Po ashtu, ministri e njoftoi atë lidhur me programin e vitit të ardhshëm, përmes të cilit ai njoftoi se mbështetja do të zgjerohet për shumë sektor të bujqësisë. Ai e  falënderoi ambasadorin Maksymiuk për mbështetjen e vazhdueshme të Kanadasë për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm, e në veçanti sektorin e bujqësisë. Nga ana e tij, ambasadori Daniel Maksymiuk, shprehu gatishmërinë e  tij për thellimin e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve e më këtë rast edhe përkrahjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …