leoni

U mbajt takimi i katërt i Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik

Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës, mbajti  takimin e katërt, për të diskutuar për hapat e mëtutjeshëm për avancimin e reformave për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Në fjalën hyrëse, kryeministri i Republikës së Kosovë, njëherësh edhe kryesues i Këshillit, z. Isa Mustafa, foli për rëndësinë dhe rolin e këtij Këshilli në adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të vendit. Kryeministri Mustafa theksoi se ky vit ishte vit i zhvillimeve të rëndësishme sa i përket përmirësimit të klimës së biznesit në vend. Në këtë mes, ai përmendi nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian si zhvillimin më të rëndësishëm i cili do të ketë impakt tejet pozitiv për ekonominë e vendit. Ai shtoi se viti 2015 ishte vit i përmirësimit të shumë treguesve ekonomik, sikurse stabiliteti fiskal, rritja e investimeve të huaja direkte, që siç tha ai, ishte dy herë më e lartë se në vitin 2014. Qeveria e Kosovës, ka ndërmarrë një sërë veprimesh strategjike të cilat do të japin efekte pozitive në zhvillimin ekonomik të vendit për vitet vijuese. Ai, ndër të tjera, përmendi Ligjin për Investime Strategjike, i cili ka kaluar në Qeveri dhe pritet të miratohet edhe në Kuvendin e Kosovës.

 

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, znj. Hykmete Bajrami, si koordinatore e Këshillit, theksoi që në periudhën në mes të dy mbledhjeve të Këshillit, kanë ndodhur zhvillime të rëndësishme në vend dhe janë marrë një sërë vendimesh që përmirësojnë edhe më shumë klimën e të bërit biznes në Kosovë. Natyrisht një kryelajm për Republikën e Kosovës është nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asociim që paraqet marrëveshjen e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Ligjet e pakos së re fiskale, që kanë hyrë në fuqi më 1 shtator, kanë filluar të japin rezultatet e para. Presim që kjo ofertë e re të ndikoj posaçërisht në tërheqjen e më shumë investimeve të huaja direkte, që deri në muajin shtator kanë arritur në mbi 270 mil EUR. Në periudhën në mes të dy mbledhjeve të Këshillit, Qeveria ka miratuar Projektligjin për Investime Strategjike me të cilin përcaktohen procedurat dhe kriteret për investime strategjike në Republikën e Kosovës, ndërsa Kuvendi ka miratuar në lexim të parë Projekt-ligjin për themelimin e Fondit për Garantimin e Kredive dhe presim që ky projekt-ligj të aprovohet nga Kuvendi i Kosovës gjatë këtij muaji. Është bërë poashtu progres i konsiderueshëm në përgatitjen e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim. Ministrja më tej foli edhe për Raportin e Bankës Botërore të “Të Bërit Biznes 2016” sipas të cilit Kosova është ranguar në pozitën e 66 nga 189 vende të botës, që dëshmon për progresin në implementimin e reformave dhe përmirësimin e klimës së të bërit biznes në vendin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …