Gjeneral Rrahman Rama: FSK-ja ka për synim të jetë pjesë e strukturave euroatlantike të NATO-s

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama ka thënë se FSK-ja ka për synim që të jetë pjesë e strukturave euroatlantike – NATO-s. Ai  këtë deklaratë e bëri në ceremoninë e shpalljes së rezultateve dhe fitueseve të Garës Ndërkombëtare dhe Garës së FSK-së, “Ushtari më i mirë i vitit 2018”, e cila u mbajt në kazermën “Adem Jashari”. Gjeneral Rama tha se janë duke e dëshmuar që janë  forcë e respektuar, dhe në shërbim  pa dallim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. “Kur kemi filluar garën e ushtarit më të mirë, qëllimi ynë ka qenë që kjo garë të jetë ndërkombëtare dhe e kemi arritur këtë qëllim. Të gjitha sfidat e tejkaluara janë sfida që duhet t’i ketë çdo ushtar. Synimi jonë është që të jemi pjesë e strukturave euroatlantike -NATO-s. Do të vazhdojmë detyrat dhe punët tona, dhe po e dëshmojmë që jemi forcë e respektuar  dhe në shërbim pa dallime të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Rama. Komandanti i FSK-së, gjithashtu falënderoi 17-të garuesit e garës së “Ushtari më i mirë i vitit 2018”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …