Kadri Veseli: Peticioni për Astrit Deharin nuk iu ka drejtuar Kryesisë së Kuvendit

Veseli kërkon ndëshkim “të rëndë” me heqje të nga një mëditjeje për deputetët që nuk votuan rezolutën për të pagjeturit

Kryekuvendari Kadri Veseli, pas dështimit për ta votuar rezolutën për personat e pagjetur, pikërisht sot në 19-vjetorin e ekzekutimit dhe masakrimit nga ushtria serbe të 377 shqiptarëve në Meje të Gjakovës,   theksoi se duhet t’iu ndalen mëditjet deputetëve të cilët janë nënshkruar dhe nuk kanë qëndruar në seancë. Ai tha se në sallë janë vetëm 56 deputetë, derisa në listën e nënshkrimeve për mëditje, ishin mbi 90 deputetë të nënshkruar. Megjithatë, vendimin për t’ua ndalur mëditjet, do ta marrë Kryesia e Kuvendit, pasi Veseli tha se nuk dëshiron të marrë vendime arbitrare (!) sepse i respekton shumë kuvendarët. Disa deputetë thanë se nuk duhet ndalur mëditjet, jo për faktin e parave, por sepse ata kanë qenë të zënë. Megjithatë ata nuk kanë qenë të zënë për  t’ u nënshkruar sa për një mëditje  dhe nuk u ka munguar patriotizmi virtual gjatë diskutimeve.

Deputetët e Kadri Veselit nuk merakosen për një mëditje, edhe pse nuk është më shumë se pensioni mujor i pleqërisë  i  një familjari që ka një apo më  shumë të zhdukur në familje. Këta deputetë që nuk nënshkruajnë rezolutën për të pagjeturit, të parën 19-vjet pas masakrave dhe po aq vjet qysh kur nuk dinë ku i kanë eshtrat familjarët e tyre, mund të quhet deputetët e Kadri Veselit, të Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt, por nuk mund të quhet deputetë të popullit edhe për faktin se këta i ka zgjedhur politika, jo populli, jo familjarët e të pagjeturve.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …