leoni

Gjyqtarët e EULEX-it e shpallin të pafajshëm të dyshimtin kryesor për vrasjen e Enver Zymberit

Gjyqtarët
ndërkombëtarë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës e kanë liruar nga të gjitha
akuzat serbin, Sllobodan Soverliq nga Zubin Potoku, i cili akuzohej për “shumë
vepra kriminale
dhe vrasje të rëndë e mbetur në
tentativë ndaj pjesëtarit të njësive speciale ROSU, Enver Zymberi”. Me gjashtë
muaj burg, me kusht për dy vjet, është dënuar serbi tjetër, Radomir Kasalloviq,
pasi që një dëshmitar nga Policia e Kosovës e kishte identifikuar atë në vendin
e ngjarjes. Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur nga prokurorët ndërkombëtarë,
Soverliq dhe Kasallaoviq kanë qenë përgjegjës për vrasjen e policit të njësive
speciale ROSU, Enver Zymberi, më 26 korrik 2011, në rrugën rajonale Mitrovicë –
Zubin Potok.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …