leoni

Behët përurimi i Kompleksit të Dëshmorëve të Kombit në Prilep të Deçanit

Në përvjetorin e rënies së dëshmorëve të fshatit Prilep të komunës së Deçanit, janë përkujtuar të gjithë dëshmorët ë këtij fshati të rënë në Altarin e Lirisë. Homazhe kanë bërë i pari i  komunës Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, kol.Abdyl Mushkolaj, bacë Hilmi Haradinaj, deputeti Rasim Selmanaj, policia e Kosovës,  FSK-ja, familjarë të Dëshmorëve, Invalid dhe veteran të Luftës së UÇK-së dhe qytetar të shumtë. 27 Prilli është ditë e cila të gjithë banorëve të këtij fshati ua përkujtojnë sakrificën  e këtyre burrave, u tha gjatë përurimit të këtij Kompleksi të Dëshmorëve të fshatit Prilep, aty ku prehen eshtrat e 16 Dëshmorëve. Ndryshe komuna e Deçanit në vazhdimësi është dukë realizuar projekte të tilla në mënyrë që të gjitha varrezat e Dëshmorëve të jenë të rregulluara sipas kritereve të parapara. Ky investim kapë shifrën mbi 50 mijë € të ndara nga komuna e Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …