Gjykata e Apelit ka lënë në
fuqi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për deputeten e Vetëvendosjes,
Albulena Haxhiu. Përmes një njoftimi, Gjykata e Apelit e ka cilësuar si të
pabazuar ankesën e avokatit mbrojtës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore
në Prishtinë. Apeli bën të ditur se pandehura dyshohet për veprat penale “Përdorim
i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “pengim i personit zyrtar në kryerjen e
detyrës zyrtare” si dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. “Fakti se e
pandehura brenda një periudhe të shkurtër kohore, dyshohet t’i ketë përsëritur
veprat penale, tregon rrezikun se po te gjendej në liri, ajo prapë do të
vepronte njësoj”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …