leoni

Zëvëndëskryeministri Hoxhaj i premton Mehmed Zenkës më shumë vende të rezervuara për studentë nga Mali i Zi

Zëvëndëskryeministri Hoxhaj i premton Mehmed Zenkës më shumë vende të rezervuara për studentë nga Mali i Zi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur në emër të universiteteve publike, në takimin që sot ka pasur me ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicat në qeverinë e Malit të Zi, Mehmed Zenka. Ai i ka premtuar atij se do rritet numri i vendeve të rezervuara për statusin e studentit për të rinjtë shqiptarë nga Mali i Zi.

“Kosova e pavarur nënkupton përmbushjen e kërkesave dhe pritjeve të qytetarëve tanë në Kosovë, por edhe të shqiptarëve që jetojnë përreth Kosovës. Prandaj, në takimin e sotëm me ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicat në qeverinë e Malit të Zi diskutuam për kuotat që universitetet publike në Kosovë duhet t’i ofrojnë për shqiptarët e Malit të Zi, duke pasur parasysh që interesimi i tyre për të studiuar në Kosovë është i madh. Një projekt që do ta realizojmë shumë shpejtë”, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …