Raportet tona me partnerët ndërkombëtarë kanë për bazë sinqeritetin, jo servilizmin thotë, Ramush Haradinaj

Nebojsha Stefanoviq thotë se Ramush Haradinaj do të arrestohet nëse hyn në territorin e Serbisë

Pas deklarimit të Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se ai është i gatshëm që t’i vizitojë tri komunat e Kosovës lindore, qeveria serbe është alarmuar. Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Nebojsha Stefanoviq ka thënë se urdhër arresti për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj nga gjykata serbe është ende në fuqi dhe ai do të arrestohet nëse hyn në Serbi. “Është në fuqi urdhri për arrestimin e tij dhe gjithsesi që do të arrestohet nëse mund të kapet nga Policia”, ka thënë Stefanoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …